Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim takon Celibashin dhe i kërkon të jetë vigjilent me kandidatët që kanë probleme me ligjin. Kemi të dhëna se ka individë me probleme

Ambasadorja Yuri Kim takon Celibashin dhe i kërkon të jetë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ambasadorja Kim gjatë takimit i ka kërkuar kreut të KQZ të jetë vigjilent me individët që kanë probleme me ligjin dhe të marrin të gjitha masat për të parandaluar blerjen e votave.

“Ne mbështesim përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill duke zbatuar ID biometrike dhe masa të tjera të nevojshme, sigurimin e kandidatëve të pastër, parandalimin e blerjes së votave dhe manipulimin e tyre”, shkruan Ambasadorja Kim.

Ambasadorja Yuri Kim takon Celibashin dhe i kërkon të jetë

Sakaq, në postimin e Ambasadës Amerikane thuhet se ambasadorja Yuri Kim po ashtu i kujton KQZ-së përgjegjësinë për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar pasi siç thuhet në njoftim"Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor". Po ashtu Yuri Kim ka nënvizuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër.

“Teksa edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare shqiptare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe Zëvendës Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrën efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme. Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. Ajo nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër. Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi. Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave. Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Ambasadorja Yuri Kim takon Celibashin dhe i kërkon të jetë