Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim takon sot kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Ambasadorja Yuri Kim takon sot kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Pas takimeve me krerët e opozitës dhe anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, do të takojë sot edhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Takimi do të mbahet në zyrën e kryeparlamentarit Ruçi, në Kryesinë e Kuvendit, në orën 11:45.

Ky takim vjen tre ditë para afatit të përmbylljes së Reformës Zgjedhore me dakordësinë e të gjitha palëve politike.