Aktualitet

Analfabetizmi është shpërndarë në shoqërinë tonë. Mjaft kemi shkruar në Facebook

Analfabetizmi është shpërndarë në shoqërinë

Një ditë pas shqetësimit të ngritur nga Albin Kurti, për prindërit dhe fëmijët që nuk lexojnë më libra, vjen një postim nga gazetari Berat Buxhala. Ai shkruan se në shoqërinë kosovare, analfabetizmi është shpërndarë me të madhe, madje shton se ka shkuar deri në nivelet më të larta shtetërore.

Ironi me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen? Gazetari ka postuar një status të Haki Abazit nga Vetëvendosja dhe në fundt këshillon: Koha të lexojmë, se mjaft kemi shkruar në Facebook.

Postimi i plotë:

S'ka faj Albin Kurti, analfabetizmi eshte shpernda me te madhe ne shoqerine tone. Kohe pas kohe po shkon edhe deri ne pozitat me te larta shteterore. Eshte koha qe te lexojme, mjaft kemi shkruar ne Facebook.
By the way Çabiqit ia marrsh te ligat .

Analfabetizmi është shpërndarë në shoqërinë

Postimi i Albin Kurtit dje:

Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime). Shumica e nxënësve nuk arrijnë t'i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti. Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë.

Këto janë disa prej të gjeturave nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë. Nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët. Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë. Duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet. Nëse duam të kemi shtet dhe përparim.