Aktualitet

Anestezisti tregon çfarë ndodh me një pacient në intubim dhe pasojat nga Covid pas javës së katërt

Anestezisti tregon çfarë ndodh me një pacient në intubim

Për një mjek, intubimi është një procedurë normale për pacientët e sëmurë rëndë, por për publikun ky term apo process në të cilin kalon pacienti është përmendur më shumë se kurrë për shkak të pandmeisë së koronavirusit. Rudin Domi, mjek anestezist tregon se përfat të keq intubimi tek pacientët me Covid nuk ka dhënë gjithomnë rezultatet e pritshme, për shkak të dëmtimit nga virusi të enëve të gjakut.

Në intervistë për ABC News ai thotë se intubimi është procedura e përditshme e mjekëve,që përdoret në një situatë operacioni, në terapi intensive, ku përgjegjës për trajtimin e pacientit janë reanimatorët dhe anestezistët.

Mjeku shpjegon procesin:

Në Shqipëri renditen mbi 200 anestezistë reanimatore që mund të bëjmë intubimin e pacientëve të sëmurë me Covid. Procedura e intubimit është një procedurë e zakonshme, fataliteti nuk ka të bëjë me intubimin, por me sëmundjet që ai ka në organizëm. Pjesa e intubimit dhe ventilimit mekanik ka një procedurë të panjohur shumë, për mjekët është një procedurë e zakonshme dhe së treti kemi të bëjmë me një sëmundje të vështirë dhe nuk ka të bëjë fare fakti me intubimin por me mënyrën dhe kohën. Intubimi ofron oksigjen për mushkërinë dhe largon dioksidin e karbonit. Në rastin e Covid qëllimi është ndryshe, pasi ka të bëjë me faktin që të krijojmë sa më shumë rezerva oksigjeni në organizëm është një ndër situatat më të vështira që unë kam ndeshur në 22 vite punë. Pasi pas intubimit pacientët përmirësohen shumë pak, pasi nuk ka të bëjë me indin pulmonar, pasi nuk e shkëmben oksigjenin kot por ka një lidhje të ngushtë me enët e gjakut. Në momentin që enet e gjakur janë të trumbozuara siç është në rastin e Covid është e pamundur që sado oksigjen të japësh ai të përkthehet në përmirësim.

Anestezisti u bën një apel atyre që kalojnë Covidin të tregojnë kujdes për shkak se pasojat nga infektimi bëhen më të dukshme pas javës së katërt. Ata që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese duhet të bëjnë vazhdimisht vizita dhe kontrolle tek mjeku, sidomos ata me diabet.

Momentin e parë që negativizohet pacienti fillon entuziazmi por në vazhdimësi kemi parë që ky është i përkohshëm pasi kemi parë që është e rëndësishme që pacienti duhet të jetë i kujdesshëm. Në javën e katër të sëmundjes fillon periudha e rehabilitimin. Reabilizimi tregon se pacienti me ose pa oksigjen duhet që të aktivizohet dhe të shkojë se sa shkojnë rezervat e tyre të oksigjenit. Pacienti duhet të ndiqet në vazhdimësi dhe është e rëndësishme që të bëhet kontrolli i organeve kyçe të pacientit. Si pasojë e rritjes së kortizonit nxit rritjen e glicemisë dhe rëndon diabetin, por ato që nuk e dinë se vuajnë nga diabeti është e rëndësishme kontrolli dhe komunikimi me mjekun pas periudhës së Covid.  Pacientët duhet të jenë të kujdesshëm, besoj që personat që vuajnë nga sëmundje klinike janë më të ndërgjegjshëm dhe kontrollohen te mjeku, ndërsa personat që nuk kanë shkuar asnjëherë të mjeku mund të jenë ndoshta më të rrezikuar.

*Intervista në ABC News/Tiranapost.al.