Aktualitet

Anëtarja e KQZ: Ndihem e kërcënuar, Yuri Kim të dalë në mbrojtje të të dhënave

Anëtarja e KQZ: Ndihem e kërcënuar, Yuri Kim të dalë

Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj i kërkon ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë që të marrin në mbrojtje të dhënat personale të shqiptarëve. Ajo i referohet çështjes së përdorimit të të dhënave ku PS akuzohet se i ka marrë nga e-albania dhe po i përdor për qëllime fushate.

Nga mbledhja e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Vukaj tha:

'Unë që nuk kam dhënë konsensusin askund që të më përdoret ID e të qarkullojnë poshtë e përpjetë këto të dhëna edhe për hir të deklaratave që bëj si anëtar i KQZ–së të ndihem e riskuar kur përballë kam aureolën mbrojtjëse nga lideri në pushtet ndaj patronazhistëve.

Në vend që këta patronazhistë sot të ishin një ndjesë publike për veprimet që kanë bërë ndaj të dhënave personale të gjithësecilit sot këta janë marrë në mbrojtje. Më lind automatikisht një thirrje, e vokacion i brendshëm: Ju lutem ju lutem struktura ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri. Zonja Kim, ambasadorja e SHBA, zotërinj të tjerë, shkëlqesi që drejtoni organizatat e akredituara në Shqipëri dhe jeni kontributorë në anëtarësimin tonë në NATO.

Jam shtetase e një vendi në NATO e nuk kam garanci në mbrojtjen e të dhënave personale. Ju lutem merrni në mbrojtje të dhënat e çdo shqiptari, përshirë të dhënat e mija. Ndihem e kërcënuar edhe për shkak të funksionit'.

*Tiranapost.al.