Aktualitet

Anija me 31 turistë në bord mbytet në brigjet e Egjiptit

Anija me 31 turistë në bord mbytet në brigjet e Egjiptit

Një anije me 45 persona në bord është mbytur pranë resortit egjiptian Marsa Alam në bregun perëndimor të Detit të Kuq.

31 turistë janë ende në kërkim, njoftojnë mediat.

Anija “Sea story” transportonte turistë në kuadër të një turi zhytjeje në Detin e Kuq.

Megjithatë, rreth orës 5:30 me orën lokale të mëngjesit të sotëm, një telefonatë fatkeqësie u dërgua nga anija. Anija më pas u zhduk nga radarët dhe kontakti u humb.

Në bord ndodheshin gjithsej 45 persona, nga të cilët 31 ishin turistë nga vende të ndryshme dhe 14 anëtarë të ekuipazhit.

Helikopterët dhe marina egjiptiane po kërkojnë në det nwse ka tw mbijetuar.