Aktualitet

Anija u përdor për një celebrim! Flet pas shkarkimit komandati i Forcave Bregdetare: Leja u dha nga Ministria

Anija u përdor për një celebrim! Flet pas shkarkimit komandati i

Anija e Rojes Bregdetare, “Lissus”, u përdor për celebrimin e martesës së fëmijës së një prej oficerëve. Vendim që i kushtoi vendin e punës komandantit të rojes Bregdetare, Artur Meçollari.

Mediat raportojnë se, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka liruar nga detyra Meçollarin, i cili ka deklaruar se nuk e kishte dhënë ai miratimin për festën.

Anija u përdor për një celebrim! Flet pas shkarkimit komandati i

"Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në Ministri, jo timen. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare", tha Meçollari për “Report TV”.

Në vendin e tij është emrëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së.