Aktualitet

Anija ukrainase me 6 mijë ton grurë mbërrin në Portin e Durrësit

Anija ukrainase me 6 mijë ton grurë mbërrin në Portin e

Ka mbërritur sot në Portin e Durrësit një anije ukrainase e ngarkuar me 6 mijë ton grurë.

“Jaohar Ranim” u nis më 28 korrik nga porti në Izmail të Ukrainës dhe mbërriti në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që prej pushtimit rus më 24 shkurt.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e ushqimeve.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave dhe konflikti i vazhdueshëm ka shkaktuar një krizë në furnizimin global të ushqimeve.