Aktualitet

Apartamenti në Pogradec përfshihet nga flakët, dyshohet se u harrua ndezur soba

Apartamenti në Pogradec përfshihet nga flakët, dyshohet se u

Një apartament në Pogradec është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme, ku për pasojë është asfiksuar e zonja e shtëpisë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen numër 2, në bllokun Rinia. Dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia, me të zonjën e shtëpisë e cila dyshohet se ka harruar sobën ndezur.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke izoluar flakët. Ata shpëtuan gruan e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar për të hetuar më tej rrethanat nëvendngjarje.

*Tiranapost.al.