Aktualitet

Apeli e dënoi me 1 vit burg, nesër pritet ekzekutimi i vendimit për Ervin Salianjin

Apeli e dënoi me 1 vit burg, nesër pritet ekzekutimi i vendimit

Ditën e nesërme pritet ekzekutimi i vendimit për dënimin e deputetit të PD-së, Ervin Salianjit, me 1 vit burg.

Nesër në mëngjes do t’i caktohet çështja me short prokurorit të ekzekutimeve dhe më pas ai do të bëjë procedurën sipas afateve ligjore.

Gjykata e Apelit ditën e sotme la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg për dosjen ‘Babale’.

Dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge. Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.