Aktualitet

Apeli i mjekut Shpati: Gratë shtatzëna të bëjnë kujdes nga virusi

Apeli i mjekut Shpati: Gratë shtatzëna të bëjnë kujdes

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë këtë mëngjes mesazhin e Dr.Dritan Shpatit, mjekut gjinekolog që u drejtohet grave shtatzënë të kujdesen për dy jetë.

“Kam një thirrje dhe një lutje për gratë shtatzëna, që duhet të kenë jashtëzakonisht kujdes, sepse ato duhet të kujdesen për dy jetë. Një lutje edhe për bashkëshortët, familjarët, që vijnë në spital: Distancim, mbajtja e maskës, larja e duarve, higjenë perfekte. Nuk duhet menduar se kjo pandemi është drejt fundit” – Ju lutem degjoni apelin e dr. Dritan Shpatit nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.
#Bashkë kundër ?#COVID19?", shkruan Manastirliu