Aktualitet

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për ish-drejtorin e RTSH-së

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të RTSH-së për pafajësi dhe ka lënë në fuqi vendimin e marrë në datën 2 qershor të këtij viti ku Gëllçi u dënua me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Përshkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit reduktohet në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie.

Në gusht, GJKKO pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit. Gëllçi tani vuan vetëm heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar.

Gëllçi dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit, akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.