Aktualitet

Turku që kërkohet si gylenist fiton gjyqin në Apel për azil. Gjykata rrëzoi sot ministrinë e Brendshme shqiptare

Turku që kërkohet si gylenist fiton gjyqin në Apel për azil.

Pas mësuesit Harun Çelik që iu dorëzua autoriteteve turke, të tjerë të akuzuar si gylenistë në Shqipëri po vazhdojnë betejën me drejtësinë. Sot gjykata e Apelit ka rrëzuar ministrinë e Brendshme, de fakto qëndrimin e qeverisë shqiptare për të mos i dhënë azil politik shtetasit Selami Simsek

Gjykata Administrative e Apelit i jep të drejtën shtetasit turk që të aplikojë sërish për azil në Shqipëri. Selami Simsek akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e organizatës terroriste të Fetullah Gulen, që tentuan grushtin e shtetit në Turqi të ndodhur në vitin 2016, për të rrëzuar presidentin turk Erdogan.

Ai u arrestua me mikun e tij Harun Çelik më 8 korrik 2019, teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit tentonin të largoheshin jashtë vendit me destinacion Kanadanë, me dokumente false.

*Tiranapost.al.