Aktualitet

Apeli zbut masën për Kajmakun: Problemet shëndetësore mund të kenë ndikuar, reagon PD

Apeli zbut masën për Kajmakun: Problemet shëndetësore mund

Gjykata e Apelit ka dhënë masën detyrim me paraqitje për ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Mësohet se zbutja e masës së sigurisë për Kajmakun u kërkua nga ish kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku.

Dy ditë më parë, Agim Kajmaku i cili ishte në arrati prej 11 nëntorit të 2019-ës, u shtrua në spital për shkak të problemeve me zemrën. Ka qenë avokati i tij që ka njoftuar autoritetet që Kajmaku të dorëzohet dhe të përballet me drejtësinë.

Kajmaku vuan nga disa sëmundje dhe kjo sipas mediave duket ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë.

Ish kryebashkiaku i Vorës nga PS akuzohet për 3 vepra penale

“Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

“Falsifikim i dokumentave”.

“Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

-16:30

Pas masës nga Apeli ka reaguar Partia Demokratike përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Ai thotë se kemi të bëjmë me skenar mafioz. 

Reagimi i tij i plotë në Facebook: 

Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës.

Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg.

Agim Kajmaku, një fallsifikator, që fshehu krimin në formularin e dekriminalizimit, u mbrojt nga Edi Rama. Kryeministri nuk e shkarkoi nga detyra, megjithëse ne provuam me dokumenta se kryebashkiaku ilegjitim i Vorës kishte mashtruar dhe ishte në shkelje flagrante të ligjit.

Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tendera publikë. Ky është një pushtet i kalbur që duhet shkulur me rrënjë, sa më parë!

Apeli zbut masën për Kajmakun: Problemet shëndetësore mund