Aktualitet

Aplikimi për karta identiteti, zyrat të hapura edhe të shtunën

Aplikimi për karta identiteti, zyrat të hapura edhe të

Ministria e Brendshme njofton të gjithë qytetarët se zyrat e aplikimit për pasaporta dhe krata identiteti janë të hapura dhe sot.

Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Brendshme theksohet se të gjithë qytetarët të cilëve iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, mund të shkojnë sot, ditë e shtunë, në zyrat e aplikimit për të bërë rinovimin e tyre.

“Zyrat e aplikimit për ID karta e pasaporta të hapura dhe të shtunën. Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe sot, 23 janar 2021. MB fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj”, njofton Ministria e Brendshme.