Aktualitet

Kreu i SPAK akuza Policisë së Shtetit: Kemi pasur rrjedhje informacioni nga ata

Kreu i SPAK akuza Policisë së Shtetit: Kemi pasur rrjedhje

Kreu i SPAK, Arben Kraja është duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, në Komisionin e Ligjeve.

A a pasur ndonjëherë rrjedhje të informacionit të hetimeve të SPAK? Kraja thotë se po, dhe se ka dalë informacioni nga Policia e Shtetit, një rast që po hetohet.

“Rrjedhja e sekretit hetimor nuk është kompetencë të Prokurorisë së Posaçme si vepër penale. Kuptohet, nëse do jetë e lidhur me një vepër që është në kompetencën tonë patjetër që ne e ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk kemi pasur ndonjë hetim konkret me përjashtim të një rasti.

Rrjedhje te sekretit nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilin e kemi hetuar dhe është në gjykim sot. Pjesën tjetër nuk kemi pasur. Por nëse do ketë indicje ne e fillojmë menjëherë hetimin, kuptohet brenda kompetencave që kemi”, tha Arben Kraja.