Aktualitet

Arben Kraja kundër kryerjes së Vetingut në Politikë nga SPAK: Është një ngarkesë e jashtëzakonshme pune

Arben Kraja kundër kryerjes së Vetingut në Politikë nga

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja është shprehur këtë të mërkurë kundër kryerjes së procesit të vettingut për politikanë nga instituciioni që ai drejton, Kraja vuri në dukje se ndërmarrja e këtij procesi nga SPAK-u do të ishte një ngarkesë shumë e madhe për prokurorët.

Në Këshillin e Legjislacionit, ku po diskutohen amendamentet kushtetuese te depozituara nga Partia Demokratike, Kreu i SPAK tha se vettingu në politikë është një procedurë administrative e parashikuar në kushtetutë për rreth 200 subjekte. Kjo është një procedurë që do kohën e saj dhe me këto kritere duhet vlerësuar, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Kraja nënvizoi se Prokuroria e Posaçme ka kaluar një eksperiencë negative me veprimin ndaj subjekteve të Operacionit Forca e Ligjit, pasi ishte një detyrë e ngarkuar, që i shpëqëndroi nga objekti i punës së tyre.

Në raport me materialin që është përgatitur për përfshirjen e SPAK. Është një procedurë administrative e parashikuar në kushtetutë për tu realizuar që përfshin rreth 200 subjekte. Një procedurë që do kohën e saj dhe me këto kritere duhet vlerësuar.

Formalisht është një mundësi për t’i ngarkuar prokurorisë detyra të tjera, por këto nuk duhet të pengojnë thelbin e punës së prokurorisë që është ndjekja penale. Është një ngarkesë e jashtëzakonshme pune. Ne kemi kaluar një eksperiencë negative me OFL-të. Ishte një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës tonë. Prandaj do ta vlerësoja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë proces. Jam kundër përfshirjes së Prokurorisë së Posaçme në këtë proces administrative”, tha Kraja.

Tiranapost.al