Aktualitet

Kryeministri i del në mbrojtje kryepolicit Ardi Veliu: Gaboi, por më shumë i besoj ndjesës së tij se moralistëve të këtij vendi

Kryeministri i del në mbrojtje kryepolicit Ardi Veliu: Gaboi, por më

Kryeministri Rama e quan çështje të mbyllur reagimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardiu Veliu, për rastin e dhunës së ushtruar nga efektivët ndaj një 15-vjeçari. Veliu publikoi një video të nënës së adoleshentit që mbante një pistoletë në dorë, e cila sqaroi se në fakt ishte shkëputur nga një pjesë ku ajo luante në një film. Për këtë shefi i Policisë kërkoi ndjesë, ndërsa kryeministri thotë se mban anën e tij, përpara moralistëve, pavarësisht se ishte një gabim, por vlerëson më shumë anën profesionale.

“Drejtoi që kam konsideratë më të lartë për integritetin profesionalizmin dhe rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar. Jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike, sesa të gjithë moralistëve të këtij vendi. Është e qartë që nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën. Ishte një përpjekje e keqshpjeguar që familja ka rol në edukimin e brezit të ri, e thënë ashtu ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij. Çështja për mua është e mbyllur, ata që predikojnë më shumë moral dhe më shumë ligësi morale kam fatin t’i njoh, siç kam fatin ta njoh dhe drejtorin. Midis këtyre të dyve, unë zgjedh drejtorin, jo ata”, tha Rama në një konferencë për shtyp.

Lexo me shume: