Aktualitet

Arrestohet 30 vjeçari nga Burreli që hiqej si avokat, si i merrte paratë

Arrestohet 30 vjeçari nga Burreli që hiqej si avokat, si i merrte

Një 30 vjeçar nga qyteti i Burrelit ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se ai hiqej si avokat duke mashtruar një qytetar që i mori para me pretendimin se do kryente procedurat për marrjen e një kredie. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës.

Njoftimi i plotë i policisë si më poshtë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.