Aktualitet

Arrestohet 35 vjeçari në Vlorë: Falsifikoi testin e Covid për dy udhëtarët italianë

Arrestohet 35 vjeçari në Vlorë: Falsifikoi testin e Covid

Policia kufitare e Portit të Vlorës ka arrestuar një 35 vjeçar. Ai akuzohet se iu ka falsifikuar testet e Covid dy personave italianë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë. Për dy italianët është vendosur procedim në gjendje të lirë. Sipas policisë së Vlorës: Dy personat të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë gjatë përpunimit të dokumentacionit me test Covid-19 të falsisfikuar, të cilat dyshohet se janë falsifikuar nga shtetasi A. D.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave shëndetësore”. Dy shtetasit italianë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë gjatë përpunimit të dokumentacionit me test Covid-19 të falsisfikuar, të cilat dyshohet se janë falsifikuar nga shtetasi A. D. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

*Tiranapost.al.