Aktualitet

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës është arrestuar dhe tashmë ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Lajmi bëhet i ditur nga burime për News 24 që sqarojnë: "Ekzekutimi i masës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut është bërë në një spital privat, ku Kajmaku kishte shkuar pasi vuante nga sëmundje kardiake.

Pasi ka shkuar në një spital në kryeqytet, policisë i ka ardhur ky informacion dhe ka shkuar ka ekzekutuar urdhër ndalimin. Për sigurinë e Kajmakut është angazhuar një patrullë e komisariatit nr.1 në Tiranë. Po ashtu mësohet se Kajmaku vuan dhe nga tensioni dhe diabeti, duke e detyruar atë që të shkonte në spital, pavarësisht faktit se ishte në kërkim."

Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëhere Kajmaku ndodhej në arrati.

Kajmaku fshehu në formularin e dekriminalizimin dënimin në Greqi për falsifikim parash në vitin 2003.