Arrestohet në kufirin në Kukës, Ballist Morina. I dënuar për armëmbajtje pa leje

E Mërkurë 25 Maj 2022, 11:52
TiranaPost
U arrestua mëngjesin e sotëm në kufirin e Kukësit, Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina.
Ndërkaq sqarohet se arrestimi i tij është bërë pasi nuk ka kryer dënimin e dhënë nga Gykata e Durrësit për armëmbajtje pa leje. Ai është dënuar me 5 muaj e 12 ditë heqje lirie.
Morina u bë protagonist pas ngjarjes Serbi-Shqipëri ku ngriti dronin me banderolën “Autochthonous”. Ngjarja ndodhi në ndeshjen e 14 tetorit të 2014-ës, në Stadiumin e Beogradit.