Arrestohet nga Spak drejtori i ARRSH Ervis Berberi!
E Enjte 14 Mars 2024, 09:33
TiranaPost
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar nga SPAK. Berberi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.
Ai ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme.
SPAK ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.
Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.