Aktualitet

Arrestohet babai i zv/ministres së Arsimit, ishte pjesë e grupit kriminal

Arrestohet babai i zv/ministres së Arsimit, ishte pjesë e grupit

Mes 22 personave të arrestuar për falsifikim të vizave nga Shqipëria drejt SHBA-ve është edhe Eduart Haxhiu, babai i zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.

Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Arrestohet babai i zv/ministres së Arsimit, ishte pjesë e grupit

Ai akuzohet si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, që po hetohet nga SPAK dhe akuzohet se dërgonte emigrantë me viza false në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. 

Operacioni “Crystal Eagle” që u krye gjatë 2 viteve zbuloi se, grupi kriminal merrej me falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Qytetarët duhet të paguanin nga 5000-10.000 euro në varësi të destinacionit se ku do të shkonin.