Aktualitet

Arrihet marrëveshja historike mes Izraelit dhe Emirateve Arabe, Rama: Të inspirohen të tjerët në rajon

Arrihet marrëveshja historike mes Izraelit dhe Emirateve Arabe, Rama:

Kryeministri Rama reagon për arritjen e marrëveshjes mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, me ndërmjetësimin e Amerikës. Në një postim në Twitter Rama shkruan se kjo arritje është frymëzuese për të tjerët në rajon që të ndjekin të njëjtën frymë për një të ardhme të ndritur.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të inspirojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtën frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të ndritur për gjithë njerëzit e tyre. Urime për të tre miqtë e mëdhenj të Shqipërisë.

Arrihet marrëveshja historike mes Izraelit dhe Emirateve Arabe, Rama:

Por çfarë u arrit konkretisht mes dy vendeve?

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën një marrëveshje historike paqeje që do çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike. Sipas marrëveshjes, Izraeli kështu pranon të pezullojë zbatimin e sovranitetit në zonat e Bregut Perëndimor, për të cilat kërkonte aneksimin. Marrëveshja u arrit pas një telefonate mes Presidentit Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Sheikut Mohamed Bin Zayed, princi i kurorës së Abu Dhabit.

Dokumenti: 

Arrihet marrëveshja historike mes Izraelit dhe Emirateve Arabe, Rama: