Aktualitet

ARRSH bën thirrje për kujdes të shtuar në këto akse rrugore

ARRSH bën thirrje për kujdes të shtuar në këto akse

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Megjithatë në disa zona problematikat me rrugët vazhdojnë ende. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar akset që kanë vështirësi kalimi dhe devijim të automjeteve.

Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, po punohet për pastrimin

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet


Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.