Aktualitet

ARRSH: Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve, por shoferët duhet të pajisen me goma dimërore

ARRSH: Nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve, por shoferët duhet

Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se si është situata aktuale në rrugët e Shqipërisë.

ARRSH njoftoi se nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve dhe se kontraktorët kanë realizuar pastrimin e inerteve në akse të ndryshme rrugore.

Në disa zona ka pasur rreshje bore por rrugët janë të hapura.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve

Kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit

Në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Tiranapost.al