Aktualitet

Artan Hoxha reagon pasi u zgjodh rektor: Universiteti i Tiranës dha një mesazh për gjithë shoqërinë

Artan Hoxha reagon pasi u zgjodh rektor: Universiteti i Tiranës dha

Pas zgjedhjes së Artan Hoxhës, si rektor i Universitetit të Tiranës, postin e tij të mëparshëm si Dekan i Fakultetit të Drejtësisë do ta mbajë Sokol Mëngjesi, i cili ishte kandidat për këtë post.

Shefe e Departamentit në Fakultetin e Drejtësisë është Dorina Hoxha.

Pasi mbylljes së numërimit të votave, Hoxha reagoi me një status në Facebook, ku u shpreh se do të bashkëpunojë me dy koleget me të cilat ishte në garë për postin e rektorit.

Postimi i plotë:

Falenderime dhe mirënjohje pafund për gjithë mbështetjen dhe vlerësimin e treguar për mua dhe platformën time në këtë proces kaq të rëndësishëm për Universitetin e Tiranës.

Besoj që universiteti dha një mesazh të mirë për gjithë shoqërinë. Tregoi qytetari edhe një model mjaft të mirë të përdorimit të demokracisë së brendshme për rritjen cilësore të institucionit.

Isha i nderuar që në këtë garë bashkë me mua kandidonin dy kolege të nderuara me të cilat do bashkëpunojmë në vijim për të mirën e Universitetit të Tiranës.

Me votën tuaj më keni besuar drejtimin e UT-së dhe së bashku nisim tashmë një kapitull të ri, atë të #Kolegjialitetit, #Ndërkombëtarizimit dhe #Transparencës.

Së bashku do punojmë fort për të kthyer në plan veprimi të gjithë platformën e dakordësuar me ju.

Së bashku do bëjmë të mundur që Universiteti i Tiranës t’u përkasë studentëve, pedagogëve dhe shoqërisë shqiptare.

Artan Hoxha reagon pasi u zgjodh rektor: Universiteti i Tiranës dha