Aktualitet

Artisti Arben Bajo i prekur nga Covid! Miqtë: Ka nevojë urgjente për gjak nga dikush që ka kaluar virusin

Artisti Arben Bajo i prekur nga Covid! Miqtë: Ka nevojë urgjente

Artisti Arben Bajo është prekur nga Covid-19 dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv. Artisti i njohur për realizimin e skulpturës së këngëtares Vaçe Zela, ka nevojë për transfuzion gjaku. Kolgetë e tij sqarojnë se qytetari duhet të ketë grupin e gjakut A- dhe duhet ta ketë kaluar virusin.

Regjisori, Ilir Butka shkruan:

"Artisti Arben Bajo ka nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ të dikujt që e ka kaluar Covid 19! Është i lutur kush mundet, të kontaktojë familjarët e tij."

Artisti Ardian Isufi:

“URGJENTE ! Artisti ARBEN BAJO ka nevojë për gjak të grupit A negativ nga një person që ka kaluar COVID19. Falënderoj “dhuruesin” e parë të grupit A negativ… por duhet të ketë kaluar Covid19, sepse kështu ka në gjak antikorpet e duhura!”

Arkond Canaj:

“Artisti Arben Bajo ka menjehere nevoj per gjake A- nga nje person i cili e ka kaluar Covid -19 Ju lutem pyesni kedo te njohur i cili e ka kaluar per grupin e gjakut! Benit i detyrohemi shume!”.

Artisti Arben Bajo i prekur nga Covid! Miqtë: Ka nevojë urgjente

Kush është Arben Bajo:

Arben Bajo lindi në qytetin e gurtë, ku që në fillimet e tij kishte shfaqur prirje ndaj muzikës e skulpturës. “Në fund triumfoi skulptura”, tregon ai.

Pas Gjirokastrës, rrugëtimin e artit do ta vijonte në Liceun Artistik të Fierit, e mandej në Akademinë e Arteve. Pas studimeve do të largohej në Greqi për të blerë disa mjete pune, por fati e desh që të qëndronte atje për afro 14 vjet. “Punova dhe pata mundësi të përfshihesha në jetën artistike atje. Bashkëpunova me disa muze të njohur, me të cilët ende vijoj të ruaj lidhjet. Për 6 vite dhashë edhe mësim në një shkollë private, derisa në 2008-ën u ktheva përfundimisht në Shqipëri”, thotë ai.

Artisti Arben Bajo i prekur nga Covid! Miqtë: Ka nevojë urgjente

Vitet në Greqi i kanë shërbyer në shumë pikëpamje të formimit profesional, por siç thonë “guri rëndë në vend të vet”. “Është vështirë që Greqia t’i jap një artisti shqiptar të realizojë skulptura të personaliteteve greke, po ashtu edhe Italia apo vende të tjera. Pra, atje fitova eksperienca, që këtu s’do t’i kisha të mundura, siç po bëj këtu vepra të një rëndësie të veçantë, që atje s’do t’i kisha realizuar dot. Figurat publike, për shembull, zakonisht nuk i jepen një skulptori të huaj”.

Artisti Arben Bajo i prekur nga Covid! Miqtë: Ka nevojë urgjente

Karriera e tij është e bazuar më tepër në krijimtari sesa te porositë, edhe pse këto të fundit nuk mund të shmangen, pasi siç pohon, “në një vend të varfër si i yni, mundësitë janë të pakta për artistët”. Ditët e Bajos janë të ndara mes mësimdhënies dhe krijimtarisë, e për sa i përket brezit të sotëm të studentëve e talenteve të reja, ai thotë se: “Talente ka në çdo epokë, në çdo brez, por se sa do ecin varet nga mundësitë, fati si dhe këmbëngulja e tyre. Nuk duhet lënë t’u shuhet flaka talenteve të reja”.