Aktualitet

Asnjë gjurmë nga minatori i bllokuar prej 72 orësh në Minierën e Bulqizës: Ç'ndodh brenda në galeri?

Asnjë gjurmë nga minatori i bllokuar prej 72 orësh në

Prej më shumë se 72 orësh minatori i Minierës së Bulqizës është i bllokuar brenda në galeri. Mesditën e të enjtes, minatori Muharrem Plaku u bllokuar nga një masiv mineralesh, duke ia bërë të pamundur daljen nga galeria ku po punonte. Ende nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndonëse përpjekjet për ta nxjerrë jashtë vijojnë.

Asnjë gjurmë nga minatori i bllokuar prej 72 orësh në

Por çfarë ndodh aty? Ish minatori Ferat Kuri i cili ka punuar me minatorin Plaku më parë, ka treguar se ekziston mundësia që minatori të jetë gjallë, por situatën e tij shëndetësore dhe psikologjike e parashikon të rënduar.

Asnjë gjurmë nga minatori i bllokuar prej 72 orësh në

Gjatë një interviste ai thotë se për aksidente të tilla duhen nxjerrë përgjegjësit: Sa herë ndodhin të tilla incidente shikohet gjithnjë interesi i pronarit dhe jo i punëtorit, thotë ai.

"Unë kam 30-vjet minator, kam punuar në punime vertikale në puse. Këto janë horizontale, s'ka puse. Aty ku minatori ka mbetur brenda në galeri aktualisht është shumë ngushtë. Nuk ka mundësi të rrijë person i tretë. Kush e mban përgjegjësinë për këtë? Ata kanë menduar hajd të shfrytëzojmë kromin dhe ec. Interesi është i pronarit dhe jo i punëtorit. Punëtori lë jetën për një rrogë mujore. Muharrem Plaku ka punuar në pus dhe duke qenë se nuk i dilte rroga ka shkuar atje", tha minatori Ferat Kurti.

Intervista e plotë e publikuar nga Report Tv:

Ju keni punuar personalisht me z. Muharrem Plaku?

Po unë kam punuar me të në pus. Më vonë ai e la se ishte paga më e vogël atje tek ne. Dhe ai iku për një pagë më të mirë. Rreziqet ekzistojnë por problemi është kush mban përgjegjësi për këto probleme? Ajo minierë është përdorur që nga regjimi i Enver Hoxhës. Këtu hahën këmbët gjithmonë. Dhe mua më merr mendja që ka shembje masive.

Ka teknikë që e menaxhojnë punën?

Po ka, por sicc duket ata marrin pagesat e tyre dhe nuk shikojnë interesat e punëtorëve. S'kam parë ndonjëherë që të dëmtohet një inxhinier, apo teknik apo ku di unë. Punëtori gjithmonë e han.

Ju keni punuar prej vitesh, ka shumë aksidente në miniera?

Aksidente ka shumë. Merren masa të vogla dhe punëtorit i japin ditën e punës, as raport nuk i japin. Sigurisht që ka edhe minatorë të pasiguruar. Kjo zona është kaq e madhe dhe ka kaq shumë minarorë.

Cila prej kategorive të punonjësve është më e rrezikuar?

Minatori e ka gjithmonë rrezikun me vete. Po të jesh nën tokë rrezikshmëria ekziston.

Ekziston mundësia që të jetë gjallë në ndonjë prej tuneleve të galerisë?

Ekziston ajo mundësi! Por duhet të kuptojmë se ai mund të jetë i plagosur, në errësirë, në gjendje të rëndë psikologjike.

Kush mund të jetë fajtori në këtë rast?

Për këtë duhet të pyesni një inxhinier.

*Tiranapost.al.