Aktualitet

Astrofizikania e habitur nga planet e Ramës për të dërguar satelitë në hapësirë: S’kemi njerëzit në tokë. Fantashkencë!

Astrofizikania e habitur nga planet e Ramës për të dërguar
Astrofizikania Mimoza Hafizi e quan fantashkencë planin e kryeministrit Edi Rama për të hedhur në orbitë dy satelitë, pasi sipas saj Shqipëria nuk ka kapacitet njerëzor për t’i administruar.

“Mua më dhemb zemra sepse ne duhet të gëzoheshim. Nëse do të kishim kapacitet për t'ju përgjigjur Epokës, sepse është Epoka e Hpësirës dhe ky hap që ai propozon që të shkojmë në hapësirë, ndërkohë që ne nuk i kemi njerëzit në Tokë krijon një kontrast. Nëse ne duam te investojmë me hov pa patur njerëzit, mua me duket fantashkencë”, tha Hafizi.

Ish-deputetja e PS, që është edhe pedagoge pranë Departamentit të Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës thotë se edhe nëse plani i kryeministrit behet realitet, blerja e sateliteve kushton në bazë të peshës së tyre dhe largësisë që do të mbajnë nga toka.

Satelitet lëshohen nga kompani të specializuara që përdorin raketa të fuqishme e te kushtueshme që i dërgojnë satelitet ne orbite.

Hafizi ka dhënë kohën ekzakte në të cilën sateliti sipas llogaritjeve te saj qëndron mbi Shqipëri gjatë rrotullimit të tokës dhe thotë se funksioni i satelitit nuk do këtë ndonjë dobi krahasuar me këtë kohë dhe kostot.

Hafizi e cilëson këtë një ëndërr të bukur e ekstremisht të shtrenjtë.

Tiranapost.al