Aktualitet

Ankesat në FB për shkollat dhe ndërtimet, Rama dhe Ahmetaj kanë një propozim!

Ankesat në FB për shkollat dhe ndërtimet, Rama dhe Ahmetaj

Komenteve skeptike në Facebook lidhur me objektet që po rindërtohen, kryeministri Rama dhe ministri i Rindërtimit, Ahmetaj, iu përgjigjën nga një prej shkollave të reja që po rilind në Durrës.

Ishte Arben Ahmetaj që hodhi idenë për një tur në të gjitha objektet e rindërtimit për gazetarët dhe kritikueset në rrjetet sociale.

Ankesat në FB për shkollat dhe ndërtimet, Rama dhe Ahmetaj

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Ishin disa inxhinierë nga këta të Facebook-ut që thoshin se ishin dritaret shumë të vogla, por këtu ka ndriçim fantastik dhe nga brenda dhe nga jashtë.

Ankesat në FB për shkollat dhe ndërtimet, Rama dhe Ahmetaj

Ahmetaj: Unë mendoj që të gjithë këta që bëjnë ankesa në FB për shkollat dhe për ndërtimet, bashkë me gazetarët, t’i marrim në një tur për të parë të gjitha objektet e rindërtimit. Lexoja diku në FB që po tregojnë të njëjtin objekt, por është sa qesharake edhe cinike! Të bëjmë një tur me të gjithë gazetarët dhe ata që janë të interesuar, në të gjitha objektet e rindërtimit. Që t’i prekin, t’i shohin!

Rama: Me gazetarët po, por me ata që nuk duan të shikojnë është e kot, se edhe po i solle, do të thonë që është i njëjti objekt.

Shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës pritet të hapet më 26 nëntor, një vit pas tërmetit tragjik.