Aktualitet

Foto/ Aurela Gaçe në protestë: Shumë vajza të vogla kanë frikë t'i tregojnë nënës sepse pedofilët të shpëlajnë trurin

Foto/ Aurela Gaçe në protestë: Shumë vajza të vogla

Marshimi i protestuesve për abuzimet seksuale me të miturat, ka nisur në orën 16:00 Sheshin Nënë tereza, një pjesë do ndalen tek Sheshi Skënderbej dhe një pjesë tjetër do shkojnë  tek Kodrat e Liqenit.

Mes protestuesve ka qytetarë të thjeshtë, gra. nëna, vajza, studente, nxënës, ish deputete gra, anëtarë të shoqatave dhe personazhe të tjerë të njohur që janë bashkuar në moton: Për fëmijërinë e Vjedhur.

Mes protestuesve është edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe e cila kërkon një dënim më të ashpër për përdhunuesit perdofilë.

Në intervistë live për News 24 ajo tha:

jo për një vajzë, për mua është gabim të vendoset vetëm një foto aty, janë shumë vajza janë shumë djem që nuk kanë folur kurrë nëse janë dhunuar, jam këtu për ti kërkuar shtetit tim të vendosi një ligj të fortë sepse këto njerëz mbase dhe kanë frikë ndoshta ndihen të pambrojtiur, unë duhet ta di se nëse flas e di që do mbrohem. Pra nëse vajzat djemtë e dhunuar fëmijë, gra të dhunuara kanë frikë të flasin mbase nga fakti se nuk dinë ku të përplasen. Nuk mjafton të mbyllesh një që është i sëmurë nga mendtë e kokës, nuk mjafton dënimi me disa muaj burg.

Është për të ardhur keq të fajësohet viktima, si mund të thuash donte vetë? Një tetë vjeçare do vetë? Unë jam këtu për të thënë se jam qytetarë e ketij vendi dhe si prind bëj punën time në shtëpi po ka shumë vajza të vogla që kanë frikë ti tregojnë nënës së tyre sepse pedofilët të shpëlajnë trurin duke u thënë se të vras nënën babain, etj të gjitha i bëjnë ata.

Po nënat që thonë të mos flasim nga opinion publik, që heshtin nga gjykimet? 

Të duroj plagën e fëmijës për shkak të gjykimeve? Kjo është absurde. Ka që kanë guximin të bëjnë edhe vetëgjyqësi. Këta njerëz duhet të mendojnë shumë herë para se tu shkojë në mendje të prekë një të mitur tjetër. Duhet të bëhet një listë ku në çdo lagje të publikohen emrat e tyre se ai lirohet dhe shkon në një lagje tjetër. 

Foto/ Aurela Gaçe në protestë: Shumë vajza të vogla

Foto/ Aurela Gaçe në protestë: Shumë vajza të vogla

Foto/ Aurela Gaçe në protestë: Shumë vajza të vogla

Foto/ Aurela Gaçe në protestë: Shumë vajza të vogla

Foto/ Aurela Gaçe në protestë: Shumë vajza të vogla

Foto/ Aurela Gaçe në protestë: Shumë vajza të vogla

Foto/ Aurela Gaçe në protestë: Shumë vajza të vogla