Autobusi i linjës së ‘Unazës’ përplaset me shtyllën! Shoferit i bie të fikët në timon

E Diel 10 Mars 2024, 11:28
TiranaPost
Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, ku në aksident është përfshirë një autobus i linjës së ‘Unazës’.
Shoferit i autobusit nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe autobusi është përplasur me një shtyllë dhe motoçikletë.
Nuk ka të lënduar, ndërsa shoferi i autobusit është dërguar për trajtim mjekësor në Spital.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital.