Aktualitet

Autori i vrasjes së Martin Canit nuk tregon ku e ka fshehur armën e krimit. Nis hetimi për bashkëpunëtorë

Autori i vrasjes së Martin Canit nuk tregon ku e ka fshehur armën e

Gjykata ka dhënë sot vendimin për masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Komunikimi i masës së sigurisë u krye në ambientet e spitalit, pasi autori u plagos edhe vetë me thikën me të cilën po sulmonte viktimën, gjatë krimit të rëndë.

Në seancën që zgjati rreth 30 minuta ka qenë e pranishme dhe një psikologe dhe familjarë të 14-vjeçarit.

14-vjeçari Mario Përlleshaj u shpreh gjatë seancës se nuk mban mend asgjë nga ngjarja dhe as se ku e ka lënë armën e krimit, thikën.

Prokuroria ka nisur hetimet për bashkëpunëtorë të mundshëm.