Avioni shpërthen në flakë gjatë uljes në Korenë e Jugut, humbin jetën 167 persona
E Diel 29 Dhjetor 2024, 09:11
TiranaPost
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një avion teksa po kryente uljen në pistën e aeroportit u rrëzua dhe tragjikisht humbën jetën mbi 167 persona.
Pamjet e aksidentit tregojnë një avion duke përshpejtuar në pistë derisa kapërcen atë dhe godet një barrierë e më pas shpërthen në flakë.
Në avion ndodheshin 181 pasagjerë, vetëm dy prej tyre kanë shpëtuar.
Përpjekjet për të gjetur të mbijetuar të tjerë vazhdojnë.
Avioni i linjës ajrore Jeju ishte nisur nga Bankoku i Tajlandës.
Shërbimi zjarrfikës thotë se ka dyshime që të kenë ndikuar përplasja me zogjtë dhe moti i keq.