Aktualitet

Avokatët në Vlorë përshkallëzojnë protestën ndaj hartës së re gjyqësore: Do bojkotojmë edhe masat e sigurisë

Avokatët në Vlorë përshkallëzojnë protestën

Avokatët në Vlorë kërcënojnë me përshkallëzim të bojkotit të seancave, duke paralajmëruar edhe sabotimin e masave të sigurisë në gjykata.

Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, kreu i Dhomës Durim Barjmaj tha bojkoti në shenjë proteste ndaj hartës së re gjyqësore do të vijojë dhe javën e ardhshme ku nuk do marrin pjesë as në shqyrtimin e masave të sigurisë personale.

“Sot në Vlorë në një mbledhje të jashtëzakonshme Dhoma Vendore e Avokatisë në Vlorë u mblodh për të shprehur qëndrimin e saj lidhur me bojkotin e Dhomës së Avokatisë Shqiptare dhe doli me vendimin në mënyrë unanime që: të vazhdojë bojkotin e të gjitha seancave gjyqësore edhe për javën tjetër.

Gjithashtu Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë do të bojkotojë vec seancave gjyqësore edhe të gjitha masat e sigurisë personale.”

Avokatët në Vlorë thonë se këtij vendimi i është bashkuar edhe Dhoma e Avokatisë Shkodër.