Aktualitet

Avokati Ngjela për padinë e të skualifikuarve nga gara për BKH: Lëvizje nga të korruptuarit e drejtësisë

Avokati Ngjela për padinë e të skualifikuarve nga gara për

Komisioni i Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, është paditur nga 7 oficerë të skualifikuar nga gara. Dritan Prençi, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja si dhe drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj janë kallëzuar me akuzën për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.Kjo padi siç u bë dje me dije, është depozituar nga kandidatët e skualifikuar në Prokurorinë e Tiranës.

Por avokati Spartak Ngjela thotë se këto padi/lëvizje po bëhen nga persona të korruptuar që deri sot ishin brenda sistemit të drejtësisë. Avokati shton se  “të akuzuarit e mëdhenj të korrupsionit nuk kanë lënë gurë pa lëvizur” por “jo vetëm që do të shpronësohen por do të shkojnë dhe burgjeve”.

Në intervistë për Euronews, avokati tha: 

“Këta i ka kapur ligji se futën duart në paratë e shtetit do të mundin Uashingtonin këta me fantazma juridike në Tiranë? Shkalla e gjykimit të ka gjykuar vetingun është shkalla më e lartë nuk mund ta rrëzojë askush”.

Projekt-buxheti i vitit 2021 parashikon 4 milionë euro fond për SPAK dhe BKH. Për këtë, Ngjela u shpreh se një pjesë e mirë e këtij fondi do të shkojë për pagat:“Drejtësi pa rroga të larta nuk mund të lejohet. Rrogat qesharake në drejtësi krijuan korrupsionin”.