Aktualitet

Avokatja e Hagës, Rudina Jasini: Deklarata e kryeministrit për krijimin e shtetit islamik është tradhti kombëtare

Avokatja e Hagës, Rudina Jasini: Deklarata e kryeministrit për

Rudina Jasini, avokatja e të drejtës ndërkombëtare ka reaguar me një status të shkurtër, për thellësisht kritik ndaj idesë për shtetin e ri të bektashinjve, brenda territorit të Shqipërisë.

Ajo e konsideron deklaratën e kryeministrit Rama për NYTimes si tradhti kombëtare teksa shkruan se edhe në Kodin Penal parashikohet si e tillë.

Avokatja e Hagës, Rudina Jasini: Deklarata e kryeministrit për

Avokatja e Hagës, Rudina Jasini: Deklarata e kryeministrit për

“Kryesisht formimi i shteteve të reja është i lidhur më shumë me rrethanat historike të një territori dhe popullsie të caktuar si dhe me vullnetin ndërkombëtar për ta njohur atë. Natyrshëm lind pyetja se përse është i nevojshėm krijimi i këtij "mikroshteti të moderuar islamik' brenda Republikës së Shqipërisė? Cilat janë kushtet faktike dhe dinamikat e krijuara në shoqerinë shqiptare që kanë sjellë lindjen e kësaj ideje fillestare?

Deklarata të tilla cënojnë ndjeshëm rendin kushtetues të Republikës së Shqipërisë dhe as një ide shtetformuese nuk mund të vijë si rezultat i dëshirës apo vizionit të një individi apo grup individësh, si dhe çdo sipërmarrje e tillë historike do të kërkonte bashkërendim të mendimit dhe shprehjes së lirë të popullit shqiptar.

Thënë më shqip, kjo ide nuk ka ku të qëndrojë, as logjikisht, as moralisht, as politikisht. Deklarata e KM përbën një shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës. Madje në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë kjo vepër parashikohet si tradhti kombëtare.