Aktualitet

Babai 44 vjeçar dhunon sistematikisht fëmijën e mitur

Babai 44 vjeçar dhunon sistematikisht fëmijën e mitur

Një 44 vjeçar banues në Tiranë është arrestuar për shkak të dhunës së ushtruar në mënyrë sistematike ndaj fëmijës së tij të mitur. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 44 vjeçari me incialet N.B gjithashtu ka kanosur dhe përndjekur ish bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar antkh dhe frikë. Çështja tashmë ka kaluar në prokurori.

Njoftimi: 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë sistematike ka keqtrajtuar fëmijën e tij të mitur. 44-vjeçari akuzohet se ka kanosur dhe përndjekur edhe ish-bashkëshorten, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frikë asaj dhe familjarëve.