Aktualitet

Babai e kishte denoncuar për dhunë/ Arratiset nga Drejtoria e Policisë i riu, por kapet tek 'Myslym Shyri'

Babai e kishte denoncuar për dhunë/ Arratiset nga Drejtoria e

Një i ndaluar tentoi të arratisej sot nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, kur një person ka tentuar të arratiset duke marrë rrugën “Myslym Shyri”, por u kap nga forcat “Shqiponja” vetëm 10 metra larg institucionit.

Mësohet se personi në fjalë ishte shoqëruar nga policia për akuzën “dhunë në familje”, pasi ishte denoncuar nga i ati. Deri më tani nuk jepen informacione për identitetin e tij.

"K.P., 28 vjeç ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”. Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme” , deklaron Policia.