Aktualitet

Kamzë/ Babai ekstremist ndalonte fëmijët të shkonin në shkollë! RENEA ndërhyn pasi kërcënoi se do t’i vriste

Kamzë/ Babai ekstremist ndalonte fëmijët të shkonin në

U desh ndërhyrja e Forcave Speciale RENEA që të shoqërohej një person i armatosur, i cili ishte mbyllur në shtëpi. Personi në fjalë u identifikua si Ronald Kryemadhi, i cili dyshohet të jetë ekstremist dhe sipas njoftimit të policisë ishte në një proces gjyqësor për "dhunë në familje" dhe se nuk lejonte shkollimin e fëmijëve.

Ditën e sotme policia ka shkuar që ta marrë për shkak se gjykata kishte caktuar shoqërimin e detyrueshëm, por ai ka dalë me armë duke kundërshtuar.

Një ditë më parë me mbërritjen e policisë pranë banesës së tij, ai u ka drejtuar armën, duke kërcënuar se do të vriste edhe fëmijët. Ndërsa negocimi me të nuk përfundoi ditën e djeshme, sot uniformat blu u rikthyen në banesën e tij të shoqëruar edhe nga FNSH dhe RENEA, të cilët bënë rrethimin e shtëpisë, evakuimin e banorëve duke bërë që pas negociatave që kanë zgjatur për gjysmë ore, autori është vetëdorëzuar.

Për ngjarjen dha detaje edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj: 

Kamzë/ Babai ekstremist ndalonte fëmijët të shkonin në

"Besimtari mysliman nuk lë fëmijët në shkollë. Ky shtetas s'ka kundërshtuar policinë dhe nëpërmjet kallashnikovit ua ka drejtuar policëve që nëse nuk largoheshin do qëllonte drejt tyre. Njoftuam RENEA dhe u kërkuar negocimi. Falë negocimit u bë e mundur vetëdorëzimi i këtij shtetasi. Aktualisht Kamza po kryen kontrollin e banesës për sekuestrimin e kallashnikovit, se ka pasur edhe një pistoletë. Nuk kemi informacion që vuan nga probleme të shëndetit mendor, veprimet e tij që nuk lejon fëmijët të shkojnë në shkollë ka të bëjë me besimin fetar që ai ndjek apo ka probleme të tilla".

Ngjarja u regjistrua në rrugën Uashington në Kamzë.