Aktualitet

Babai gjen zjarrfikësin në Tiranë dhe shkon ta falenderojë pasi i shpëtoi dy vajzat: Hero!

Babai gjen zjarrfikësin në Tiranë dhe shkon ta falenderojë

Para disa ditësh, kur një pallat në Astir mori flakë, Zeni Lamuça, një zjarrëfikës i Tiranës, u bë heroi i dy vajzave të vogla, pasi i shpëtoi nga flakët.

Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj që ishin të bllokuara nga tymi, dhe e kishin të pamundur për të dalë me shkallët e brendëshme. Babai i dy vajzave pas ka gjetur efektivin e Shërbimit Zjarrfikës që shpëtoi dy vajzat dhe ka shkuar bashkë me dy vogëlushet ta falenderonin për ndihmën.

Babai gjen zjarrfikësin në Tiranë dhe shkon ta falenderojë

“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan babai i vajzave.