Babai i Marios që vrau bashkëmoshatarin: Fatkeqësinë e kam përgjysmë
Në një komunikim për Top Story, babai i Marios, 14-vjeçari që vrau Martinin në derën e shkollës ka reaguar publikisht, duke u shprehur se ndan fatkeqësinë me familjen e Martinit.
Gazetari: Në radhë të parë më vjen për situatën që ndodheni ju dhe djali juaj, por duke qenë se nuk keni reaguar ende…
Zoti Perlleshi: Çfarë janë këto lloj provokimesh? Ku e dini dhimbjen që ka familja ime? Çfarë janë këto provokime? Si publikoni ato gjëra? Ku e dini ju dhimbjen tonë? T’ia shpreh dhimbjen ju? Apo familjes që ka hallin dhe ka hallin përgjysmë me mua.
Gazetari: Një minutë, zotëri…
Perlleshi: Asnjë minutë, keni sulmu një fëmijë dhe po sulmoni… se jam shumë i lënduar dhe i vrarë në shpirt për atë të ka vdekur dhe atë që ka ndodhur dhe nuk kam asnjë fjalë tjetër.
Gazetari: E kuptoj dhimbjen tuaj, unë ju kontaktova për të…
Perlleshi: Dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im dhe çdo njeri që me njeh mua, dhimbjen që kam unë tani. Sepse fatkeqësinë e kam përgjysmë.