Aktualitet

Balla pas takimit me Metën: Propozoi 6 marsin për zgjedhjet e bashkive. PS ka qenë gjithmonë gati

Balla pas takimit me Metën: Propozoi 6 marsin për zgjedhjet e

Pas takimit në Presidencë me Presidentin Meta, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli për mediat. Takimi i tyre u mbajt në lidhje me diskutimin mbi një datë për zgjedhje e pjesshme në 6 bashkitë e vendit, pa kryetar. Meta propozon datën 6 mars.

Balla pas takimit me Metën tha:

“Duhet të kuptoni që Kuvendi i Shqipërisë është investuar në procese të kushtetueshmërisë. Të mos harrojmë që ka pasur përpjekje për të ndaluar shqiptarët në zgjedhjet e 30 qershorit të shprehin vullnetin e tyre me votë.

Sot kemi ardhur për këtë çështje, më pas natyrshëm që do ta shikojmë. PS ka qenë gjithmonë gati dhe kryetari Rama ka qenë gjithmonë i qartë që për ne kushtetueshmëria është orientimi ynë në të gjitha rastet”, tha Balla kur u pyet nëse i ka gati Partia Socialiste kandidatët për 6 bashkitë pa kryetar.