Aktualitet

Balluku në Kongresin e PS: Do ndërtojmë linjën e transmetimit energjetik nënujor me Italinë

Balluku në Kongresin e PS: Do ndërtojmë linjën e

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS-së tha se së shpejti do të nisë ndërtimi i linjës nënujore energjetike me Italinë.

“Shqipëria është një vend për t’u marrë shembull për diversifikimin e burimeve energjetike të rinovueshme që pas ankandeve të suksesshme kemi arritur që të kemi projekte për prodhim solar dhe atij eolik. Kemi një plan afatgjatë për diversifikimin e këtyre burimeve që në 2030 t’i shtojmë prodhimit vendas 4 terravat, duke e kthyer vendin në një vend eksportues neto. Këto janë projekte të mirëfillta. Para pak ditësh ramë dakord me qeverinë italiane, dhe me Emiratet e Bashkuara, që kanë vendosur të jetë pjesë e projektit, kemi nisur të ngjizim ndërtimin e linjës së transmetimit nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo linjë transmetimi do të jetë një nga projektet më të suksesshme deri në 2023”, u shpreh Balluku.