Aktualitet

Balluku për incidentin e Berishës në protestë: Shpresoj që të jetë mirë me shëndet

Balluku për incidentin e Berishës në protestë: Shpresoj

Zëvendës ministrja Belinda Balluku ka komentuar goditjen me grusht të Berishës nga një qytetar në protestën e opozitës që po zhvillohet sot.

E pyetur nga gazetarët Balluku u përgjigj: Nuk e kam informacionin, kam qenë një një konferencë. Aktet e dhunës nuk janë të mira që të ndodhin. Shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë me shëndet dhe mos ketë impaktuar protestën e opozitës. Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë lloj ngjarje tjetër. Ky samit e ka ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër.