Aktualitet

Banakieri i një lokali tek “21 Dhjetorit” çohet në komisariat se vendoste muzikë të lartë

Banakieri i një lokali tek “21 Dhjetorit” çohet në

Banakieri i një lokali në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë u shoqërua në polici, pasi vendoste muzikë të lart.

"Në vijim të kontrollove për zbatimin e protokollit të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për një subjekt që vijonte aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në rrugën "Muhamet Gjollesha”, kanë konstatuar një lokal që vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara. Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht, për veprën penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", banakieri i lokalit, shtetasi B. H., 21 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtij lokali.