Aktualitet

Banorët e Divjakës dalin në marshim sot për vendosjen e traut

Banorët e Divjakës dalin në marshim sot për vendosjen e

Pas protestës së djeshme, banorët e Divjakës kanë dalë në një marshim sot. Protestuesit janë kundër vendosjes së traut në Parkun e Divjakës.

Ç`do të thotë vendosja e traut?

Hyrja në park do të jetë me pagesë. Bileta do të kushtojë 50 lekë për çdo individ.

Ç`kërkojnë protestuesit?

Protestuesit shprehen kundër vendimit dhe akuzojnë bashkinë për këtë vendim. Ata shprehen se nuk mund të paguajnë edhe për ajrin dhe s`mund të hyjnë në plazh me para.

Pikëpyetjet e kësaj çështje: Ministria apo bashkia? Pagesë vetëm për turistët apo edhe për banorët?

Ministria e Turizmit sqaronte dje se nga pagesa janë të përjashtuar banorët e zonës. Njëherësh duke nënkuptuar se vendimi nuk i përket bashkisë.

Kurse Erion Braçe, deputet i zonës thotë se vendimi nuk është i ligjshëm pasi banorët nuk kanë asnjë rrugë tjetër alternative për të shkuar në park dhe në plazh.