Aktualitet

Banorët e Lumasit në grevë urie, letër krerëve të shtetit e ambasadorëve: Pezulloni punimet për burimin e Sinecit

Banorët e Lumasit në grevë urie, letër krerëve të

Janë futur në grevë këtë pasdite banorët e fshatit Lumas në Berat. Ata janë kundër ndërtimit pranë burimit të Sinecit, dhe kanë vendosur të futën në grevë urie përballë godinës së Njësisë Administrative të Lumasit. Pavarësisht vendimit për pezullimin e punimeve, kompania ka vijuar punën për ndërtimin e ujësjellësit me burimin e Sinecit, që është zonë e mbrojtur.

Banorët e Lumasit në grevë urie, letër krerëve të

Banorët, pas përplasjes fizike dje me policinë, sot i kanë dërguar edhe një letër krerëve të shtetit dhe ambasadorëve kryesorë në vend, ndërsa kanë shtruar 4 kërkesa:

1-Shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Edmond Targaj, i cili na ka dhunuar, kërcënuar dhe mohuar të drejtën kushtetuese për tu shprehur, grumbulluar, manifestuar dhe protestuar
2- Pezullimin e punimeve të vjedhjes së 4.2 milion Euro nga shoqëria “Salillari” sh.p.k në bashkpunim me kryetarin e Bashkisë Kucovë Kreshnik Hajdari, të kamufluar pas ndërtimit të një ujësjellësi në burimin e sinëcit, zonë e mbrojtur
3-Pezullimi nga detyra dhe hetimin administrative dhe penal ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili përdor policinë e shtetit si polici private në mbrojtje të shkatërrimit të burimit dhe lumit të Sinecit e në mbrojtje të interesave të subjketeve private
4- Takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me qëllim zgjidhjen e këtij problemi në mbrojtje të burimit shtratit të lumit Sinecit si pasuri Kombëtare e monument natyre.

Letra e plotë banorëve:

Drejtuar: Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama
• Ministrit të Brëndshëm, Z.Bledi Çuçi
• Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z.Blendi klosi
• Amasadës Amerikane në Tiranë,Znj. Yuri Kim
• Bashkimit Europian, përfaqësuar nga Z.Luigi Soreca
• Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta

• Avokatit të Popullit Znj.Erinda Ballanca
• Shërbimit Informativ të Shtetit, Z. Elidon Bendo
• Drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme, Z. Olsian Çela
• Kontrolli i Lartë i Shtetit Z.Arben Shehu
• Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
• Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura

Ne banorët e fshatit Lumas, kemi vendosur të futemi në grevë urie duke mos gjetur asnjë zgjidhje për problemin tonë në mbrojtje të burimit të ujit të Sinecit. Përpos faktit që po ndërtohet në burimin e Sinecit, e cila është zonë e mbrojtur, pasuri kombëtare duke e shkatërruar atë por edhe shtrati i Lumit të Sinecit po shkatërrohet nga subjektet private. Gjatë kësaj periudhe nga ana e punonjësve të policisë jo vetëm që nuk jemi lejuar të ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese për të protestuar por edhe jemi dhunuar prej tyre.
Për sa më sipër, kemi vendoaur të futemi në grevë urie pa afat dhe më poshtë ju parashtrojmë kërkesat tona :

1-Shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Edmond Targaj, i cili na ka dhunuar, kërcënuar dhe mohuar të drejtën kushtetuese për tu shprehur, grumbulluar, manifestuar dhe protestuar
2- Pezullimin e punimeve të vjedhjes së 4.2 milion Euro nga shoqëria “Salillari” sh.p.k në bashkpunim me kryetarin e Bashkisë Kucovë Kreshnik Hajdari, të kamufluar pas ndërtimit të një ujësjellësi në burimin e sinëcit, zonë e mbrojtur
3-Pezullimi nga detyra dhe hetimin administrative dhe penal ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili përdor policinë e shtetit si polici private në mbrojtje të shkatërrimit të burimit dhe lumit të Sinecit e në mbrojtje të interesave të subjketeve private
4- Takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me qëllim zgjidhjen e këtij problemi në mbrojtje të burimit shtratit të lumit Sinecit si pasuri Kombëtare e monument natyre

*Tiranapost.al.